Sulm me thikë në Suharekë

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes një burrë është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë që janë ende të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë dhe ky rast po vazhdon të hetohet nga policia.