Ilustrim

Suharekë, vidhen stoli dhe para

Një grua nga fshati Leshan i Suharekës ka njoftuar policinë se në kohën sa nuk ka qenë askush në shtëpi nga persona të panjohur i janë demoluar orenditë dhe janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Rasti është raportuar dje rreth orës 19:15.

Nga policia bëhet e ditur se nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.