Suharekë, i dyshuari për dhunë në familje sulmoi policin me thikë

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë ndërhyrjes në një rast për dhunë në familje në fshatin Samadraxhë të Suharekës gjatë ditës së sotme.

Në komunikatën për media të Policisë thuhet se, intervenimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, por në momentin që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor me thikë.

“Intervenimi i policisë pas marrjes së raportimit ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike”, thuhet nga Policia.

Për pasojë, një polic ka marr lëndim në një pjesë të kokës, derisa është jashtë rrezikut për jetë.

“Për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës. Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë”, thuhet tutje nga policia.

Derisa, i dyshuari B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia dhe i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi, sipas policisë,  një rast të lëndimit të personit zyrtar e kishte kryer edhe më herët.

Në lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë, kurse rasti është duke u hetuar.