Policia e Kosovës

Suharekë, arrestohet pasi goditi me veturë një fëmijë

Një grua është arrestuar nga Policia në Suharekë, pasi që e njejta nga pakujdesia ka goditur me veturë një fëmijë, që ishte duke e kaluar rrugën.

Sipas Policisë, lëndime ka pësuar fëmija, që pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në Suharekë.