Stanoc i Poshtëm, qytetarët dezinfektojnë fshatin vullnetarisht

Drejtori i Drejtoratit për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, ka njoftuar së në fshatin Stanoc i Poshtëm është bërë dezinfektimi i rrugëve.

Sipas Ajetit, e gjithë kjo punë është bërë me ndihmën e qytetarëve, ku dy nga ta kanë dhënë makinat, ndërsa një qytetar tjetër preparatet.

“Të dashur bashkëfshatarë të fshatit Stanoc i Poshtëm ju njoftoj se sot këshilli i fshatit ka bërë dezinfektimin e rrugëve të fshatit nga magjistralja Prishtinë-Mitrovicë dhe rrugët e fshatit, në emrin e këshillit të fshatit dua ta falënderoj Zenë Haradinaj dhe Fazli Ajeti të cilët me makineritë e tyre e përfunduan këtë dezinfektim ndërsa preparatet Edon Xhemajli dhe këshilli i fshatit”, ka shkruar Ajeti në facebook.

Në Kosovë deri më tani janë identifikuar 106 të prekur me coronavirus, një person ka vdekur nga ky virus dhe një është shëruar.