Spitali i Mitrovicës së Jugut është i furnizuar me Insulinë

Spitali Regjionali i Mitrovicës së Jugut “Dr. Sami Haxhibeqiri” është i furnizuar mjaftueshëm më Insulinë.

Sipas raportimeve të qytetarëve në adresën e Kallxo.com, në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën e Jugut nuk ka pasur mjaftueshëm Insulinë.

Insulina luan një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të glukozës (sheqerit) në gjak si dhe në terapinë e sëmundjes së sheqerit. Kurse janë dy lloje të insulinës të cilat kërkohen më shpesh nga pacientët njëra me veprim të gjatë dhe tjetra me veprim të shpejt.

Sadik Fejza u.d. i Drejtori në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicës së Jugut, në një prononcim të shkurt për Kallxo.com ka thënë se nuk kanë probleme me furnizim për Insulinë.

Sipas tij në gjashtë muajt e fundit nuk është raportuar asnjë problem nga qytetarët, se janë furnizuar dhe se insulina shërben për personat e hospitalizuar.

“Sipas kërkesave të pacientëve, kemi insulinë me veprim të gjatë dhe të shkurt, s’kemi pas kurrfarë problemesh me këto gjera, as s’kemi pas vërejtje, as s’ka pasur kurgjo. Jo nuk ka pasur raportime, nuk është referuar askush…që gjashtë muaj nuk ka pasur asnjë problem, jemi furnizuar dhe kryesisht insulina është për personat e hospitalizuar pa pagesë“, tha Fejza.