Sot pritet të dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Sot para gjykatës pritet të dalin dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Dy të miturit janë arrestuar dje dhe janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Nga pesë personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, katër persona janë arrestuar ndërsa i pesti është identifikuar.

Nga katër nga të arrestuarit, tre prej tyre janë të mitur.

Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetit, një vajzë e re 11-vjeçare dyshohet se përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga disa persona.

Fillimisht ishte njoftuar se janë arrestuar dy persona, E.R., 27-vjeç dhe G.R., 16-vjeç. Më pas, dje në mbrëmje, ministri i Punëve të Brendshme kishte njoftuar se janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se dje janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit tjerë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me tre të dyshuar, kanë kryer veprën penale “Dhunim”.