Sot, para Teatrit Kombëtar organizohet një aksion simbolik në mbështetje të protestave në Tiranë 

Një grup artistësh dhe aktivistësh kanë paralajmëruar një protestë simbolike në mbështetje të protestuesve në Tiranë, kundër rrëzimit të objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. 

Ky aksion simbolik do të mbahet në ora 17:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

Regjisori Jeton Neziraj, një prej organizatorëve të këtij aksioni, ka shkruar në Facebook se protesta simbolike “Me teatrin”, do të mbahetmbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe protestuesve që po protestojnë kundër aktit të rrëzimit. 

“Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës. Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatri”, ka shkuar ndër të tjetraFacebook, Neziraj. 

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës kanë rrënuar sot në mëngjes objektin historik të Teatrit Kombëtar.

Aksioni ka ngjallur protesta, gjatë të cilave janë ndaluar dhjetëra persona.