Pushkë automatike Foto: Policia e Kosovës

Skenderaj, ekspozoi pushkën në rrjete sociale, Policia ia sekuestron

Në 24 orët e fundit në katër raste të ndryshme kanë konfiskuar katër armë zjarri në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Sekuestrimi i  një arme pushkë- automatike është realizuar  mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Marinë  të Skenderajt, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërsa dy armë tjera janë konfiskuar në Vushtrri, konfiskimi i armës të llojit pistoletë është realizuar  mbrëmë rreth orës 23:00, pasi ishte raportuar për të shtëna  në një aheng familjar në  rrugën “Shahin Syla” në Vushtrri.

Në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën “Azem Bejta”në Vushtrri,  në një aheng familjar është konfiskuar arma e llojit pushkë- automatike.

Poashtu në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, hetuesit policorë  në  Mitrovicën e Jugut, mbi dyshime të arsyeshme për posdim të armës në zonën banuese në ‘Tunelin e Parë’ nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë gjysmë- automatike me 17 fishek.

Ndaj katër të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale  “Përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Pas intervistimi, me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.