S’ka interesim për realizimin e analizës së fizibilitetit të parkut industrial në Podujevë

Tenderi i hapur para më shumë se një jave, për realizimin e analizës së fizibilitetit të parkut industrial në Komunën Podujevës, u anulua.

Deri tek anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit, erdhi për shkak të mos interesimit të operatorëve ekonomikë për të ofertuar për ta bërë këtë analizë.

Komuna kishte ndarë 7 mijë euro, si vlerë të parashikuar për kontratë, e cila parashihej të ishte në kohëzgjatje pre 30 ditësh.

Në këtë tender, u përdor koutimi i çmimit si lloj i procedurës me kriter për dhënie të kontratës, është çmimi më i ulët.

Studimi i fizibilitetit përmban gjendja aktuale, përshkrimin e idesë së projektit, qëllimet, objektivat, arsyeshmeria ekonomike dhe metodologjia e punës.

Data 8 mars 2022 ishte afati i caktuar i komunës për pranimin e ofertave nga operatorët ekonomik të interesuar për ta realizuar këtë analizë fizibiliteti.

Komuna e Podujevës planifikon studim fizibiliteti për Parkun Industrial