Komuna e Podujevës planifikon studim fizibiliteti për Parkun Industrial
Ditë më parë, në platformën për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi“, Komuna e Podujevës hapi tender për të realizuar analizën e fizibilitet të Parkut Industrial.
Komuna ndau 7,000 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë. Kohëzgjatja e kësaj kontrate, nëpërmjet së cilës bëhet kjo analizë, në njoftim thuhet se është 30 ditë.
Koutimi i çmimit është lloji i procedurës në këtë aktivitet prokurimit ndërsa si kriter për dhënie të kontraës, është çmimi më i ulët.
Studimi i fizibilitetit përmban gjendja aktuale, përshkrimin e idesë së projektit, qëllimet, objektivat, arsyeshmeria ekonomike dhe metodologjia e punës.
Operatorët ekonomik të interesuar për të realizuar këtë analizë fizibiliteti, komuna ka caktuar datën 8 mars 2022 se deri kur munden t’i dërgojnë ofertat e tyre.