Ilustrim

Podujevë: Një grua sulmohet seksualisht

Një incident i sulmit seksual është raportuar të ketë ndodhur dje në rajonin e Podujevës.
Viktima një grua nga ky qytet është ankuar në polici se një person e ka sulmuar seksualisht.
Policia nuk ka dhënë detaje për formën e sulmit mirëpo sipas raportit rasti është duke u hetuar.
Sulmi seksual është në mesin e krimeve seksuale të dënueshme nga kodi penal. Zakonisht vepra realizohet duke tentuar puthje apo kryer prekje të palejuara seksuale.