Komuna e Podujeve kontrakton mbi 38 mijë euro për largimin e deponive ilegale

Komuna e Podujevës në fund të muajit janar të këtij viti, kishte iniciuar tenderin për  largimin e deponive ilegale.

Për blerjen këtyre shërbimeve, komuna kishte ndarë 45 mijë euro buxhet.

Procedura e hapur e prokurimit, ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet tenderues, ndërsa si kriter për dhënie të kontratës ishte përcaktuar, çmimi më i ulët.

Ndryshe nga kriteri për dhënie të kontratës operatorit ekonomik të përgjegjshëm që oferton çmimin më të ulët. Komuna ka shpërblyer me kontratë kompaninë e cila ka ofertuar çmimi në më të lartë, kjo për shkak se operatorët tjerë konkurruese në këtë tender, ishin eliminuar pasi tenderët e tyre u vlerësuan administrativisht të pa përgjegjshëm.

Kundrejt këtij vendimi,  ishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim, me ç`rast komuna e kishte pezulluar këtë aktivitet, deri në marrjen e këtij vendimi i cili më pas pretendimin e ngritur e vlerësoi si të pa bazuar.

Ditë ma parë, u bë publike se me datën 27 prill 2022, komuna ka nënshkruar kontratë me operatorit ekonomik NNT “Bini” Sh.P.K me vlerë të përgjithshme  38,052.64 euro.

Me kërkesat e autoriteti kontatkues, kompania fituese e tenderi kërkohet të bëjë largimin e deponive ilegale nga 41 vend deponi të ndryshme. varësisht nga lokacioni sasia nis nga 9 deri 465 metër kub.