Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Podujevës ndanë 20 mijë euro për strategji të zhvillimit ekonomik lokal

Komuna e Podujevës, ka hapur procedurë tenderuese me qëllim të hartimit të strategjisë për zhvillim ekonomik për vitet 2023-2025.

Për kontratën e parashikuar e cila planifikohet të ketë një kohëzgjatje prej 180 ditësh, janë ndarë mjete prej 20,000 euro.

Procedura e hapur e prokurimit është lloji i procedurës të cilin komuna e përdor në këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontraës, çmimi më i ulët.

Gjithashtu KALLXO.com raportoi sot se në platformën për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi“, Komuna e Podujevës ka hap tender për të realizuar analizën e fizibilitet të Parkut Industrial.

Komuna ndau 7,000 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë. Kohëzgjatja e kësaj kontrate, nëpërmjet së cilës bëhet kjo analizë, në njoftim thuhet se është 30 ditë.

Komuna e Podujevës planifikon studim fizibiliteti për Parkun Industrial