Adem Demaçi. Foto: Facebook
‘Mandela i Kosovës’, Adem Demaçi, pritet të kthehet në bronz në qytetin e Podujevës
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur edhe si ‘Mandela i Kosovës’, pritet të kthehet në bronz në qytetin prej nga e ka prejardhjen, Podujevë.
Qytetarët e kësaj komune, në sheshin e qytetit pritet të shohin shtatoren e tij, pasi për të, Komuna e Podujevës tashmë ka hapur tender për projektim.
Për këtë qëllim, komuna ka ndarë 60,000 euro si vlerë të parashikuar të kontratës.
Procedura e hapur, është lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet të prokurimit ndër tjerash, renditen kritere të cilat do të aplikohen për vlerësimin e projekteve.
“Propozimi teknik …………..80% 2. Propozimi financiar ……… 20% Kompozicioni artistik përben 30% të vlerësimit. Shprehja figurative me të cilën reflektohen tiparet e Adem Demaçit 20% të vlerësimit Shkalla e integrimit të shtatores në hapësirën ku planifikohet të vendoset (të prezantohet në 3D) 10% Origjinaliteti i punimit 20% Cmimi 20%” -thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se vendi ku do të vendoset shtatorja është sheshi i qytetit në Podujevë, sipas lokacionit të caktuar nga Kuvendi Komunal.
Kujtojmë se Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018, në moshën 82 vjeçare.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.
Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.
Ai është quajtur edhe “Nelson Mandela” i Europës.
Për më shumë rreth veprimtarit Adem Demaçi, klikoni këtu