Ilustrim

Situata me reshjet e shiut, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut bashkë me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Pejë(QRSHP), janë në monitorim të vazhdueshëm në lidhje me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut.

IKShPK thotë se bashkë me QRSHP-në janë në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.

Bazuar në të dhënat e inspektimit nga terreni, IKShPK thotë se vërehet turbullirë e shtuar e ujit dhe atë kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut.

“Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije”- thuhet në njoftim.

Deri në rekomandimet e radhës IKShPK rekomandon që uji para përdorimit të vlohet dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.