Burimi i fotos: BBC

Si u bë i sukseshëm Tajvani në luftën kundër Covid-19

 

Tajvani është bërë një furnizues i rëndësishëm i produkteve anti-epidemike për vendet në nevojë, raporton BBC.

Me rreth 18 milionë raste të konfirmuara të Covid-19, punonjësit e kujdesit shëndetësor në botë kanë qenë nën presion të madh. Dhe që nga qershori, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) filloi të këshillojë përdorimin universal të maskave, kërkesa për maska është ngritur në nivel shumë të lartë.

Mes kësaj beteje, Tajvani shquhet si vendi me më së shumti të infektuar që nga fazat e hershme të virusit, duke nxitur shpejt industrinë e tij prodhuese për të filluar eksportimin e ventilatorëve, vizoreve mbrojtëse dhe madje edhe makinerive që qepin maska.

Pa dyshim që infrastruktura e kujdesit shëndetësor të Tajvanit ka cilësi të lartë – e renditur e nënta në botë sipas Indeksit Ndërkombëtar të Kujdesit Shëndetësor – kjo gjë ka ndihmuar atë të luftojë pandeminë. Por, ndërsa pjesa më e madhe e kapacitetit prodhues në botë u bllokua nga Covid-19, fabrikat në Tajvan mbetën funksionale, ashtu që Tajvani u bë një nga furnizuesit më të mëdhenj të maskave në vendet e Evropës dhe ShBA.

Pas rastit të parë me Covid-19 të konfirmuar në Tajvan më 21 janar, 29 kompani vendase punuan shpejtë për të ndërtuar 92 linja të reja prodhimit të maskave – punë e cila do të zgjaste gjashtë muaj – por ata ia dolën në vetëm 40 ditë. Këto firma përfshijnë Taiwan Takisawa Technology, Tongtai Machine & Tool, Habor Precision dhe HIWIN Technologies.

Prodhuesit e makinave në Tajvan me gjithë konkurrencën, punuan së bashku për këtë objektiv, me punonjësit që punuan me orë të gjata për të mundur krizën shëndetësore. Mbështetur nga fondet e mbledhura prej 290 milionë NT $ (9.8 milionë USD) në fund të majit, Tajvani prodhonte më shumë se 19 milionë maska çdo ditë, deri sa para-Covid prodhonte 1.88 milion maska.

Përpos maskave, kompanitë tajvaneze krijuan linjat e tyre të prodhimit për të prodhuar rroba mbrojtëse sterile. Ato poashtu po furnizojnë vendet me pajisje të matjes së temperaturës për t’i ndihmuar ata të luftojnë virusin. Marka Taiwanese Advantech, për shembull, beson se zgjidhja e saj Video AI mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Me përhapjen e virusit në vend, Tajvani dhuroi 17 milionë maska kirurgjike në vendet që luftojnë virusin, përfshirë SHBA-në dhe 11 vendet evropiane, pastaj në Indonezi, Filipine, Vietnam, Indi, Mianmar, Singapor dhe Malajzi.