Si ndodhi që i mituri t’ia dëmtoj gishtat e dorës viktimës në Gjilan për 10 euro borxh, detaje nga Policia

Dy gishta të dorës iu prenë, viktimës 27-vjeçar, më 22 tetor të këtij viti në Gjilan nga një i dyshuar 17-vjeçar.

Sipas Policisë së Kosovës, e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi prej 10 eurove, përderisa hetimet e këtyre të fundit bën që dje, pas një muaji e gjysmë, të arrestohet edhe i dyshuari, F. I.

Policia tregoi se fillimisht në mes të dyshuarit dhe viktimës kishte një debat verbal, e pas këtij debati 17-vjeçari i dyshuar së bashku me një shok të tijin e godasin viktimën me grusht.

Pas këtij sulmi fizik, Policia tregoi se i dyshuari ka nxjerr një mjet të mprehtë, saktë drapër, për ta goditur viktimën në qafë, mirëpo viktima në vetëmbrojtje e ngritë dorën.

Tutje tregohet se ky veprim i viktimës bën që i dyshuari t’ia pres, dëmtoj dy gishtat e dorës viktimës dhe nga ky rast i dyshuari thuhet se kishte ikur në drejtim të panjohur.

“I dyshuari ka qenë në arrati deri më datën 12 dhjetor 2022 kur është arrestuar nga Njësia e Hetimeve Stacioni Policor Gjilan”- ka thënë Policia.

Tutje u tha se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar kohëzgjatje prej 24 orë për rastin “Lëndim i rëndë trupor”.