Si do të jetë qëndrimi në hotel në të ardhmën?

Ndërsa politikat e epokës pandemike janë akoma duke u zhvilluar në hotele anembanë globit dhe pa dyshim që do të ndryshojnë shumë, është e sigurt të thuhet se mysafirët do të shohin ndryshime të mëdha herën tjetër që vizitojnë hotelet.

Për një të ardhme të parashikueshme – deri në një vaksinë, trajtim gjerësisht efektiv ose testimi i menjëhershëm për coronavirus është në dispozicion-  qëndrimet në hotel ka mundësi të jenë më e thjeshtë, veçanërisht në hotelet e niveleve më të larta ku shërbimi i personalizuar dhe lehtësirat kanë qenë prej kohësh pjesë e qëndrimit, thotë Christopher Anderson, profesor i biznesit në Universitetin Cornell University Hotel në Ithaca, New York.

Do të ketë më pakë hyrje të përbashkëta, “kështu që nuk ka bufe, nuk ka minibare, ” shumë nga “elementet e luksit” siç janë trajtimet në banja dhe shërbëtoret mund të pezullohen, parashikon Anderson, raporton CNN.

Higjiena, natyrisht, është një shqetësim kryesor dhe Shoqata Amerikane e Hoteleve dhe Strehimit, të hënën lëshoi standardet mbarëbotërore për siguri.  Shumë grupe të mëdha hotelesh kanë përshkruar gjithashtu politika të reja.

A do të ekzaminohen mysafirët?

Shqyrtimi i temperaturës për mysafirët dhe punonjësit është një linjë e mbrojtjes në zbulimin e infeksionit të mundshëm, por është e paqartë se sa gjerësisht do të zbatohet në hotele.

Këto politika, zhvilluar nga kompani e menaxhimit të rrezikut të udhëtimit International SOS, përfshijnë një pikë të vetme të hyrjes për të gjithë ku kontrollohet temperatura e secilit person dhe pyetjet bëhen nga infermieret  24 orë në ditë, sipas planit të arkitektit, Robert Quigley, nënkryetar i lartë i SOS International dhe drejtor rajonal mjekësor për Amerikën.

Por transmetimi asimptomatik do të thotë që kërkohet gjithashtu një distancim i rreptë shoqëror, dhe Quigley parashikon që praktikat më të mira të shqyrtimit në hotele mund të evoluojnë me disponueshmërinë e një testimi të shpejtë diagnostikues.

 

Përktheu-Gentiana Ahmeti