Gjykimi i Bujar Nerjovajt - 21.03.2019

Ramadan Muja, ftohet si dëshmitar në gjykimin e ish-drejtorit të tij

Ramadan Muja, ish – kryetar i Komunës së Prizrenit do të ftohet si dëshmitar nga Gjykata Themelore Prizren.

Ai u propozua nga prokurori Metush Biraj, në gjykimin që po zhvillohet ndaj zëvendësministrit Bujar Nerjovaj, i cili në qeverisjen Muja, kishte qenë në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren.

Prokurori Metush Biraj e arsyetoi propozimin e tij duke thënë se Ramadan Mujës në qershor të vitit 2018 i ishte marr deklarata në prokurori, por i njëjti nuk ishte propozuar në aktakuzë për t`u ftuar si dëshmitar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bujar Nerjovaj avokati Blerim Mazreku, kundërshtoi propozimin e prokurorit pasi që sipas tij dëshmia e Ramadan Mujës nuk do të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështje.

Trupit gjykues me kryetar Xheladin Osmani e anëtarët Artan Sejrani e Ajser Skenderi, e aprovuan propozimin e prokurorit për të ftuar si dëshmitar ish – kryetarin Ramadan Muja.

Seancat e radhës janë të caktuara të mbahen me datat 08 dhe 10 Maj.

Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike, po përballet me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

https://kallxo.com/zevendesministri-i-akuzuar-per-keqperdorim-te-detyres-sot-para-gjykates/?fbclid=IwAR2yWrsZlKDOTKI5-zc6EHLqFKmol57yjGSN4DoArIXbtScQsTQyjjJnC4o

Nerjovaj akuzohet për periudhën sa e kryente funksionin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren.

Ish Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit fillimisht kishte  pranuar që të negociojë një marrëveshje për pranim të fajësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Por i njëjti i kishte rënë “pishman” dhe ka pranuar që të vazhdohet ne gjykim .

https://kallxo.com/zevendesministri-hyn-ne-negociata-me-prokurorine-per-marreveshje-per-pranimin-e-fajesise/

Në një prononcim për KALLXO.com, zëvendësministri Nerjovaj kishte deklaruar se: “Në qoftë se konsiderohet keqpërdorim i pozitës zyrtare kur objektet janë me leje atëherë është nonsens çdo gjë. Në qoftë se çdo kujt për arsye banale i ngritët një aktakuzë ndoshta është qëllimi që ta dëmtojë palën e një individi apo partie”, tha ai.

https://kallxo.com/flet-zv-ministri-i-akuzuar-i-partise-se-kryeministrit-haradinaj/

.