Shtylla elektrike në fshatin Llabjan të Pejës rrezikon banorët

Një shtyllë elektrike në fshatin Llabjan të Pejës është gati të rrëzohet.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga KALLXO.com, shtylla është prej druri dhe gati për tu rrëzuar, gjë që do rrezikonte banorët e kësaj zone.

Lidhur me gjendjen e kësaj shtyllë, KALLXO.com ka provuar të marr një qëndrim nga KEDS, nëse ekipet e tyre kanë dalë për të sanuar apo zëvendësuar shtyllën, mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit.

Njëjtë është vepruar edhe nga Policia e Kosovës.