Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shtime, djali rrah babain

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shtime.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh njoftoi se ngjarja ka ndodhur të shtunën pasi një person njoftoi forcat e rendit se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.