Shtatë raste të dhunës në familje në 24-të orët e fundit

Në 24-të orët e fundit sipas raportit policor janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Rastet vijnë nga qyteti i Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Dragashit, Gjakovës, Leposaviqit.

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit e dyshuara pas intervistës  është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës në familje. Në rastin e parë  është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten dhe vajzën, dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar, pasi pas një zënke verbale që kishte pasur me të dashurën e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë.

Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Suharekë raportohet se  është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me thikë zyrtarin policor.

Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Komunë e Drgashashit raportohet se është arrestuar një person pasi i njëjti kishte penguar rejën e tij të hynte në shtëpi me pretekstin  se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në qytetin e Gjakovës në rrugën “Sali Morina” rreth orës 23:00 është arrestuar një person pasi që dyshohet se e kishte kanosur bashkëshorten e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Komunën e Leposaviqit raportohet se është arrestuar një person  pasi i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.