Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: 41 pacientë të spitalizuar me post-COVID

Në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 41 pacientë post-COVID.

Ndërsa 16 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë, 22 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive, poashtu, janë duke u trajtuar tre pacientë me COVID-19.

Pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në katër spitalet rajonale në vend. Spitali i Mitrovicës është duke trajtuar 10 pacientë, shtate pacientë janë në spitalin e Gjakovës, tre në atë të Pejës ndërsa dy pacientë me COVID-19 janë në Spitalin e Ferizajt dhe atë të Prizrenit.