Shqipëri, numrat nga COVID-19 në rritje, 535 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orë

Vijon rritja e rasteve të të infektuarve me Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në 6173 testime të kryera janë identifikuar 535 raste të reja pozitive, ndërsa dy pacientë kanë humbur jetën nga virusi, përkatësisht një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës,  19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë/OraNews/.