Shqipëri, dy vdekje të tjera nga COVID-19 dhe 658 infektime të reja

Të shtunën dy pacientë të tjerë humbën jetën dhe të paktën 658 infektime të reja me Covid-19 mes qytetarëve në një seri qytetesh.

Infektimet po shtohen me ritme të shpejta, ndërsa prej më shumë se një jave kanë ndodhur një deri 3 vdekje përditë.

Pacientë aktivë të prekur nga koronavirusi janë 5 mijë e 129 vetë, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 73 pacientë.

Testimet ditore janë shtuar deri në 6 mijë e 527 të shtunën, nga mbi 6 mijë e 600 një ditë më parë, dhe numrat e të prekurve po shtohen.

Qytetarët e infektuar rishtas janë shumica nga Tirana 217 vetë, Shkodra me 98 vetë, Durrësi me 38 raste, më pak raste janë në Kavajë, Sarandë, Lezhë, Krujë, Lushnje duke vazhduar edhe në 33 qytete të tjera thuajse në të gjithë territorin e Shqipërinë.

Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 137 mijë e 790 vetë, ndërsa humbën jetën 2 mijë e 477 persona nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.

Vaksinimi i popullatës vazhdon dhe gushti është muaji i hapur për vaksinimit anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç.

Autoritetet reduktuan në minimum masat mbrojtëse ndaj Covid-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Shifrat e fundit tregojnë një përshkallëzim në rritje të përhapjes së epidemisë, ndërsa varianti Delta i Covid-19 po qarkullon gjerësisht në vend/VOA/.