Shqipëri - Aksion i Policisë në pesë lokacione kundër kultivimit të kanabisit - PAMJE

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Taulant Balla ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në Tiranë, Berat, Durrës, Fier dhe Muriqan dhe kanë goditur raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Balla ka shpërndarë pamje nga aksioni i Policisë së Shtetit teksa arreston persona të dyshuar për kultivim të bimës narkotike.

“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka. Pesë operacione të tjera: Tiranë, Berat, Durrës, Fier dhe Muriqan kanë goditur raste të tentativës për kultivim të cannabisit. Gjithashtu Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë”- thuhet në shkrimin e Ballës.