Shpërthimi i virusit: Kërkohen infermierë vullnetarë për Klinikën Infektive

Sindikata e infermierëve u ka bërë thirrje infermierëve që të paraqiten vullnetarisht për të ndihmuar kolegët në Klinikën Infektive pas rritjes së numrit të pacientëve me coronavirus në këtë klinikë.

Të gjithë personat e interesuar për të punuar vullnetarisht duhet të paraqiten në Departamentin e Infermierisë së QKUK-së, tek Drejtori i Infermierisë, Sami Tahiraj dhe zyrtari për çështje të infermierëve Ardian Gashi.

Deri më tani në Klinikë janë të shtrirë 97 pacientë.

Ky është postimi i plotë i Sindikatës:

APEL INFERMIERËVE

Të nderuar infermier

Situata në Klinikën Infektive është alarmante, me 97 pacient të shtrirë.
Prandaj është shumë e nevojshme që tani të ju dalim në ndihmë kolegëve tanë nga Klinikën Infektive. Prandaj ju lusim që të paraqiteni vullnetar në Departamentin e Infermierisë së QKUK-së, tek Drejtori i Infermierisë, Sami Tahiraj dhe zyrtari për çështje infermierore Ardian Gashi
Pacientët kanë nevojë për ne.
Mereni shembull anëtarër e kryesisë së Sindikatës së Infermierëve dhe sekretarin e Sindikatës sonë z. Enlirat Duraku i cili sot për të dytën herë, u lajmrua vullnetar për punë në Klinikën Infektive.