Foto: Sali Berisha, Facebook
Shpallet vendimi, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie
30.12.2023 - 13:52
GJKKO ka shpallur vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore.
Ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk i lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.
“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhej në kërkesën e SPAK./TopChannel