Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpallet konkursi për drejtor të Baletit Kombëtar të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Sipas konkursit, drejtor i BKK-së zgjidhet personi me përgatitje profesionale universitare në fushën e artit dhe të kulturës. Ai duhet të ketë shtatë vjet përvoje punë, duke përfshirë katër vjet përvojë punë në vende udhëheqëse.

Data e njoftimit për konkursi është nga 26.10.2021 deri më 24.11.2021.

Kurse aplikimi do të bëhet nga 25.11.2020 deri më datën 09.12.2021. Drejtori i Baletit Kombëtar zgjidhet me mandat me 3 vjeçar.

Që nga 2019 BKK-ja drejtohet me ushtrues detyre. Aktualisht ushtrues i detyrës së drejtorit të BKK-së është balerini Kreshnik Musolli.