FOTO: Facebook i Sinan Kajtazit

AKK rrëzon zgjedhjen e Sinan Kajtazit drejtor të Baletit Kombëtar

Balerini Sinan Kajtazi nuk do të marrë pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtare të Kosovës. Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita u.d. d. së BKK dhe ka refuzuar të marrë pozitën e drejtorit të këtij institucioni zgjedhur kohë më parë nga Këshilli i Drejtues.

Ka qenë vet Kajtazi që ka bërë publik vendimin e tij, pasi  ka marrë opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila ka konstatuar se emërimi i tij në pozitën e drejtorit të Baletit përbën konflikt interesi.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Kajtazi bën të ditur se pas kërkesës së tij dërguar AKK për të vlerësuar nëse zgjedhja e tij drejtori i BKK, përbën konflikt interesi, kjo agjenci në opinionin e saj që i ka kthyer balerinit Kajtazi ka konstatuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit, neni 18, pozita si drejtor i BKK do të përbënte ‘konflikt interesi’, meqë deri në janar të 2019 ai mbante pozitën e Kryetarit të KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, ai nuk ka të drejtë të marrë këtë post.

“Me keqardhje ju njoftoj që pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post”, ka potencuar Kajtazi në llogrinë e tij në rrjetin social Facebook.

KALLXO.com më parë ka raportuar lidhur me dyshimet për konflikt interesi edhe për baletin ‘O. Taka’ të Sinan Kajtazit, për çka të njëjtit nga Ministria e Kulturës i është kërkuar që t`i kthejë paratë në buxhetin e  Ministrisë.

Dyshimet për konflikt interesi, MKRS i kërkon Sinan Kajtazit t’i kthej paratë që i mori për shfaqjen ‘O. Taka’

Poashtu KALLXO.com ka kërkuar interpretim ligjor nga Agjencioni Kundër Korrupsion nëse për shfaqjen ‘O. Taka’ Këshilli Drejtues i Baletit Kombëtar të Kosovës dhe vet Sinan Kajtazi janë në konflikt Interesi, mirëpo edhe pse kanë kaluar muaj ende nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje nga AKK-ja.

‘O. Taka’ e Sinan Kajtazit përfundon në Komisionin e MKRS-së për Parandalimin e Konfliktit të Interesit