FOTO BKK

Baleti Kombëtar shënon 50-të vjet të themelimit me shfaqjen ‘Halil e Hajria’

Këtë të diel, Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq baletin “Halil e Hajria”.

Me këtë shfaqje do të shënohet edhe 50 vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në ora 19:00 në Sallën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Baleti “Halili dhe Hajria” është ripërgatitur nga koreografia Alisa Gjoni me dirigjent Gridi Kraja.

Shfaqja realizohet në bashkëpunim në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Baleti Kombëtar i Kosovës është themeluar më 1972.