Baleti Kombëtar nis sot transmetimin e shfaqjeve në Facebook 

Baleti Kombëtar i Kosovës nis sot transmetimin e shfaqjeve nëpërmjet formatit livestreamFacebook. 

Serinë e transmetimit të shfaqjeve në Facebook, BKK-ja e nis sot me shfaqjen ‘Pushimi i kalorësve”, e cila transmetohet duke filluar nga ora 19:00, në Facebook-un zyrtar të këtij institucioni. 

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të BKK-së, ka konfirmuar se institucioni që ai drejton ka përpiluar orarin e shfaqjeve që do të transmetohen deri më fillim të muajit qershor. 

 “Transmetimi i shfaqjeve në Facebook bëhet çdo të enjte nga ora 19:00. Xhirimet janë të premierave nga secila shfaqje”, ka thënë Musolli. 

Shfaqja “Pushimi i kalorësve” me koreografiNatalia Osipova, sipas Marius Petipa, është dhënë premierë nga Baleti Kombëtar me 5 mars 2020. 

Musolli ka thënë se deri më 4 qershor 2020 çdo të enjte do të shfaqen edhe shfaqjet: “Pristina Conditions”, “Andërr”, “O.Taka”, “Le Corsaire”, “Carmen” dhe “Pa mure”.  

 Për shkak të Coronavirusit Baleti Kombëtar që nga 13 marsi i këtij viti ka ndërprerë aktivitetet.