FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar i Kosovës pjesë e performancës në ‘The Nutshell’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Mistletoe Cast në “The Nutshell” që do të transmetohet nga “Mannakin Theater and Dance” në mbarë botën live-stream online, me 25 dh 26 dhjetor 2020, si dhe më 1 dh 3 janar 2021.

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të BKK-ja ka bërë të ditur për Kallxo.com, se baleti kosovar do të jetë pjesë e video-performancës me titull “The Nutshell” së bashku me shumë kompani të baletit nga vende të ndryshme si: New York City, Kina, Gjermania, Egjipti, Nigeria, San Francisco, etj.

Kjo video performancë, sipas Musollit, është një festim i traditës 75-vjeçare të shfaqjes së baletit “Arrëthyesi”, i adaptuar në kushte të pandemisë duke performuar në ambient të hapur dhe mbajtje të maskave.

“’The Nutshell’ është një festim i shfaqjes ‘Arrëthyesi’ në kushte e pandemisë duke mbajtur maskat dhe duke performuar në ambient të hapur. Me ftesë nga ‘Mannakin Theatre and Dance’ ne jemi pjesëmarrës me shumë institucione të baletit nga vende të ndryshme të botës si SHBA, Kina, Nigeria, Holanda, etj. Secila kompani e ka xhiruar pjesën e tyre dhe ata i kanë bashkuar videot”, ka thënë Musolli, për Kallxo.com.

‘The Nutshell’. Foto: Facebook.com/mannakindance

Sipas tij, shfaqja do të transmetohet në versionin Livestrem në të gjithë botën në terminët e më poshtme:

Kosovë/Evropë: E premte, 25 dhjetor 2020

Ora:  00:00

USA: Enjte, 24 dhjetor 2020

Ora: 6:00 p.m. Eastern Time (USA)

Kosovë/Evropë: E shtunë, 26 dhjetor 2020

ORA: 21:00

USA: E shtune, 26 dhjetor 2020

Ora: 3:00 pm Eastern Time (USA)

Kosovë/Evropë: E premte 1 janar 2021

ORA: 01:00 (Kosovë/Evropë)

USA: Enjte, 31 dhjetor2020

Ora: 7:00, pm Eastern Time (USA)

Kosovë/Evropë: E dielë, 3 janar 2021

ORA: 04:00 (Kosovë/Evropë)

USA: Shtune, 2 Januar 2021

Ora: 10, pm Eastern Time (USA)

Biletat mund të sigurohen në: https://www.stellartickets.com/…/mannak…/the-nutshell.