Baleti ‘Pristine Conditions’ shfaqet sot në skenën e Baletit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e baletit “Pristine Conditions” me koreografi të Arthur Kuggeleyn.

Shfaqja jepet në ora 20:00 dhe është shfaqja e stilit bashkëkohor, e përcjellë me elemente të lëvizjeve abstrakte.

Në shfaqje interpreton trupa e BKK-së, ndërsa asistentë-koreografë janë Teuta Krasniqi dhe Kreshnik Musolli. Muzika është realizuar nga Christian Meyer, kurse kostumet nga Shemsi Avdiu.