Universitetit i Pejës, FOTO: Facebook

Shpallen zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Pejës

Këshilli Drejtues i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, ka vendosur që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në këtë universitet, të cilat do të organizohen në pajtim me Statutin dhe Rregulloren për Zgjedhjet e Përgjithshme në UHZ.

Sipas një njoftimi për media, Këshilli Drejtues i UHZ-së ka vendosur po ashtu, që të formojë Komisionin Qendror për Zgjedhjet në përbërje prej: Prof. Asoc. Dr. Mimoza Hyseni – Spahiu kryetare, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina anëtar, Dr. Sc. Shkendije Ukaj anëtare, Dr. Sc. Ariana Xhemajli anëtare dhe Msc. Astrit Ademaj anëtar.

Nga këto zgjedhje pritet që të zgjidhet menaxhmenti i ri i UHZ-së, duke përfshirë, rektorin, prorektorët dhe dekanët e universiteteve.