Shoferi: Paguaj nga 30 euro në pikat kufitare për çdo ditë (VIDEO)

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive si Policia e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi u marrin haraç kompanive turistike të Kosovës në pikat kufitare mes dy shteteve.

Emisioni transmetoi pamje se si këta shoferë i fusin paratë në dokumente për t’i dorëzuar me pas te policët dhe doganierët e kufirit Shqipëri- Mali i Zi.

Siç shihet edhe ne pamje dhe nga biseda e shoferit, paratë përfundojnë te policët kufitarë të pikës kufitare të Muriqanit në mes të republikës së Shqipërisë dhe Malit të zi.

Shoferi: 30 euro.

Gazetari: 30 euro po i paguni për policët në kufi?

Shoferi: 30 euro për Ulqin e ki. E ki kufirin, 5 euro në Shqipëri, 5 euro Shqipëri prapë (Muriqan), 5 euro te malazezi (policit), 5 euro Doganës, ndërsa kah të kthehemi prapë te malazezi 5 euro edhe te i Shqipërisë 5 euro. 30 euro e ki kufirin.