Ilustrim

Shkon për kontroll mjekësor, vdes në korridor të QKMF-së gruaja në Skënderaj

Një grua me nevoja të veçanta pasi kishte shkuar për kontroll mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skënderaj është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në raportin policor theksohet se, sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.

Derisa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti i cili ndodhi të mërkurën rreth orës 08:18 është duke u hetuar.