Shkon në mbi 36 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 36 mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të 6 shkurtit arriti në të paktën 36,217, raporton CNN.

Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 31,643, tha të hënën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit.

Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.