Arrestimi i të dyshuarve nga Policia e Shtetit, Foto: Policia e Shtetit
Shkodër, i vodhi para një shtetasi amerikan, identifikohet dhe arrestohet 21-vjeçari
20.7.2023 - 23:19
Policia në Shkodër ka arritur të arrestojë një 21-vjeçar, i identifikuar si personi që i kishte vjedhur para një shtetasi amerikan.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se 21-vjeçari me iniciale G.B., banor në Shkodër, i kishte vjedhur 55 euro dhe 27 mijë lekë shtetasit amerikan me iniciale E.C., përkohësisht banues në Shkodër.
Shtetasi amerikan e kishte paraqitur menjëherë rastin në Polici.
Ndërsa rasti është cilësuar si – vjedhje.