'Shkencëtarja e vitit në Kosovë', pjesë e një prej punimeve më të mëdha shkencore në fushën e kardiologjisë

Punimi shkencor në të cilin kontribuoi edhe gruaja që u zgjodh “Shkencëtarja e vitit në Kosovë” është publikuar të mërkurën në revistën prestigjioze të kardiologjisë “European Heart Journal”.

Rreth publikimit të punimit ka njoftuar Ibadete Bytyçi, e cila ka shkruar se rezultatet e punimit kanë qenë në mediat më të mëdha botërore.

“Emocionuese…. Sot, punimi ynë jo vetëm që u publikua online në top revistën e kardiologjisë botërore, por rezultatet tona shkencore ishin lajm ditor në top mediat botërore. Faleminderit të gjithë autorëve, e në veçanti legjendës së lipidologjisë dhe kardiologjisë preventive, Prof. Banach! Begatitë janë dhuratë nga Zoti!”, ka shkruar Bytyçi.

The Guardian në artikullin e publikuar “Më pak se 10% e pacientëve janë intolerantë ndaj satinave, zbulon studimi”, i ka dhënë punimit epitetin si studimi më i madh në botë për prevalencën e intolerancës ndaj satinave.

Sipas The Guardian, Banach dhe kolegët që punuan në punim kanë analizuar të dhënat nga 4,143,517 pacientë në mbarë botën në 176 studime, duke përfshirë rreth 200,000 pjesëmarrës në 112 prova të rastësishme të kontrollit.

Analiza e ekipit përfshinte disa përkufizime të ndryshme për intolerancën ndaj satinave, duke përfshirë simptoma të këqija që pacientët të ndalojnë marrjen e barnave, paaftësinë për të toleruar barnat në dozën e nevojshme për rrezikun e tyre kardiovaskular, ose një rritje të niveleve të disa molekulave biologjike ose simptomave të muskujve, që vijnë dhe ikin me fillimin ose ndërprerjen e pilulave.

Rezultatet treguan një prevalencë prej 9.1% kur u morën parasysh një sërë përkufizimesh dhe deri në 5.9% sipas disa përkufizimeve individuale.

Ekipi tha se intoleranca ndaj satinave lidhej me një sërë faktorësh, duke përfshirë të qenit më e vjetër, femër, e zezë apo aziatike, pirja e alkoolit, diabeti, obeziteti ose marrja e medikamenteve të caktuara si bllokuesit e kanalit të kalciumit.

Studimi i shton një numri në rritje të provave që satinat kanë pak efekte anësore. Hulumtimet e publikuara vitin e kaluar zbuluan se satinat në përgjithësi nuk qëndrojnë pas, që bindin disa njerëz të heqin dorë nga barnat, ndërsa studime të tjera kanë zbuluar se pacientët përjetojnë të njëjtat ose më pak efekte anësore nga marrja e satinave sesa nga pilula placebo.

Klikoni në liqet më poshtë në mënyrë që ta lexoni punimin:

https://lnkd.in/eAxQ-tEv

https://lnkd.in/ev4iZvU9

https://lnkd.in/eMsxËrjn

Në ditën kur u zgjodh Ibadete Bytyçi si “Shkencëtarja e vitit në Kosovë”, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e prezantoi si grua të shkencës.

“Doktoreshë e shkencave, kardiologe, është anëtare e shumë shoqatave kardiologjike ndërkombëtare, ka tetë mirënjohje në nivel ndërkombëtarë dhe internacional për arritje profesionale shkencore, ka katër libra të botuara, tre udhërrëfyes vendor dhe një ndërkombëtarë, po ashtu ka 40 punime shkencore dhe 17 punime si autore ai autore e parë. Në konferenca ndërkombëtare shkencore është paraqitur me 72 abstrakte, prej tyre në 42 si autore e parë”, ka thënë Nagavci për Ibadete Bytyçin.

Dy gra fitojnë çmimet si shkencëtare të vitit 2021