Posteri i shfaqjes 'Koleksionisti i syve'. Foto: TKK

Shfaqja 'Koleksionisti i syve' jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar

Monodrama “Koleksionisti i syve” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit, jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në ora 19:00, në skenën e vogël të TKK-së.

“Koleksionisti i syve” tregon për krimet që janë kryer gjatë luftës në Bosnje dhe në Kosovë.

“Monodrama ‘Koleksionisti i syve’ është një histori e një krimineli që jeton në qilarin e tij, i rrethuar me sytë e mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo monodramë trajton dashurinë dhe krimin, jetën dhe vdekjen”, ka shkruar autori i tekstit Ag Apolloni në Facebook.

Repriza e parë e shfaqjes mbahet nesë, më 30 janar 2021, po në ora 19:00.

Në shfaqje interpreton aktori Agron Shala.

 

Posteri i shfaqjes ‘Koleksionisti i syve’. Foto: TKK