Coronavirusi shtyn edhe mbajtjen e Festivalit ‘MonoAKT’ 

Për shkak të coronavirusit është shtyrë mbajtja e edicionit të -XII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “MonoAKT”. 

Edicioni i sivjetëm i Festivalit “MonoAKT” ishte paraparë të mbahet nga 18 deri më 22 qershor 2020 në Pejë, por për shkak të pandemisë së COVID-19 është shtyrë për tetor të këtij viti. 

Aktori, Menot Zymbraj, drejtor i këtij festivali ka bërë të ditur përmes një postimi ne Facebook  shlyerjen e “MonoAKT”. 

“Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë ‘MonoAKT’, edicioni XII, i cili ishte planifikuar nga 18 – 22 qershor në Pejë, për shkak të pandemisë ky edicion do të realizohet nga 13 deri me 18 tetor 2020. ‘MonoAKT’ është ndër festivalet e veçanta dhe shumë të suksesshme ndërkombëtare e cila në përmbajtjen e vet ka tri Festivale: MonoAKTMonoStripi dhe MonoAKT+”, ka shkuar Zymberaj në Facebook.