Shpallen fituesit e çmimeve të ‘MonoAKT’ 2021

Monodrama më e mirë në edicionin e 13-të të eventit “MonoAKT”, u shpall shfaqja “Edit Piaf” e Denise Ababei nga Rumania, e cila e fitoi këtë epitet nga juria ndërkombëtare.

Me ndarjen e çmimeve edhe është mbyllur edicioni i 13-të i “MonoAKT”-it, ndërsa çmimi aktorja më e mire iu dha Sheqerie Buqaj për rolin e saj në shfaqjen “Vetëharrimi”. Aktori më i mirë ishte çmimi që mori Leonard Hamitaj për rolin në shfaqjen “Lopata e Artë” nga Kroaci.

Ndërsa, çmimi special iu dha Donika Zeqirit për rolin e saj në shfaqjen “Lojësja”. Çmimin për Vepër Jetësore iu dha regjisorit Selami Taraku, kurse nderimi “Post Mortum” shkoi për Goljem Radoja, aktor nga Shqipëria.

Juria që ndahu çmimet e këtij edicioni të “MonoAKT’ përbëhej nga: Nina Mazur (Gjermani/Ukrainë), Sasko Nasev (Maqedoni e Veriut), Ahmet Jakupi (Kosovë).

Gjatë ditëve të edicionit të 13-të të këtij eventi në Pejë dhe Prishtinë, janë dhënë 5 monodrama, ndërsa është mbajtur edhe monostripi dhe monoperformanca në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

“MonoAkt” 2021 u organizua nga Shtëpia Teatrore Filmike “AKT” dh ITI-Qendra në Kosovë.