Teatri Kombëtar/ FOTO-Urim Krasniqi

 ‘Koleksionisti i syve’ shfaqet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot, duke filluar nga ora 19:00, monodramën “Koleksionisti i syve”.

Shfaqja jepet në kuadër të repertorit të rregullt të skenës së vogël.

“Koleksionisti i syve” është një histori tronditëse e një krimineli që jeton në qilarin e tij, i rrethuar me sytë e viktimave të tij të mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

Teksti i shfaqjes është shkruar nga Ag Apolloni, regjia Ben Apolloni, ndërsa interpreton Agron Shala.