Jepet sot në Pejë shfaqja bullgare ‘Pasionet e Elias’

Shfaqja nga Bullgaria, “Pasionet e Elias” jepet sonte në Teatrin e Teatrin “Istref Begolli” të qytetit të Pejës. Shfaqja jepet në kuadër të aktiviteteve të “MonoAkt” 2021.

Edicioni i 13-të i “MonoAkt’ ka nisur mbrëmë me shfaqjen “Lojësja” në realizim të Shtëpisë Teatrore Filmike “AKT” dhe ITI-Qendra në Kosovë.

Për një jave rresht, në Pejë dhe në Prishtinë në kuadër të “MonoAkt” 2021 do të shfaqen monodrama të teatrove nga Kosova, Bullgaria, Kroacia e Rumania e Maqedonia e Veriut, ndërsa, do të organizohen edhe punëtori teatrore e vizita në vendet turistike.

Kurse, nesër në kuadër të aktiviteteve të “MonoAkt”, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë mbahet monoakti dhe monostripi dhe një punëtori teatrore.

“MonoAkt” 2021 organizohet Shtëpisë Teatrore Filmike “AKT” dh ITI-Qendra në Kosovë.