Shërohet nga coronavirusi infermierja e Klinikës Infektive

Në mesin e 21 të shëruarve nga coronavirusi të hënën është edhe një infermiere e Klinikës Infektive, këtë e ka bërë të ditur infektologu, Valbon Krasniqi.

Krasniqi, përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se fjala është për të fundit nga të pesë infermieret e infektuara në vend të punës.

“Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientëve të shëruar është edhe infermierja e Klinikës Infektive, e fundit nga të pesë infermieret që ishte infektuar në vendin e punës. Tani Klinika infektive sërish me komplet stafin e saj, mjekë e infermierë në përballje me COVID-19. Poashtu, edhe të gjithë kolegët shëndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ. Urime të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi. Mbrëmë, IKSHPK ka konfirmuar edhe 37 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 598 raste. Prej këtyre rasteve, 123 janë shëruar, ndërsa 15 kanë vdekur./21Media