Shërbimi Korrektues parandalon futjen telefonit e substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Zyrtarë Korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda qendrës së paraburgimit në Prishtinë ku në një qese (qorape) e mbyllur janë gjetur një telefon dhe substancë e dyshuar narkotike.

Shërbimi korrektues i Kosovës përmes një njoftimit bëri të ditur se evidentimi u bë gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, ku edhe është hasur në mjetet e dyshimta.

“Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”- thuhet në njoftim.