Ilustrim

Shantazhoi një grua duke e kërcënuar me publikim të videove e fotove intime, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazh”.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka kërkuar para nga një grua duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.