Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka goditur sërish Shqipërinë para rreth gjysmë ore.

Tërmeti i fuqisë 4.5 ballë të Rihterit ka rënë në mesnatë, njofton web-faqja që publikon Live tërmetet në gjithë botën.

Epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Që nga e marta Shqipëria po përballet me dridhje të fuqishme toke.

Nga tërmeti që ra të martën në ora 3 :55 të mëngjesit në Durrës dhe Thumanë u shkatërruan shumë objekte shumëkatëshe.

Afro 50 persona kanë humbur jetën e mbi 700 janë lënduar nga shembja e ndërtesave.